Kryetari i Komunës së Sarajit Blerim Bexheti, njoftoi sot se numrat e të infektuarve me Kovid-19, gjithsejtë 41 paraqes shqetësim të madh. Ai ftoi autoritetet shëndetësore kompetente që të kryejnë testime në Komunën e Sarajit për të parandaluar përhapjen e virusit, por edhe për të detektuar vatrat e infektimeve.
“Kjo betejë nuk mund të fitohet pa pjesëmarrjen e gjithsecilit. Ky virus nuk është shaka. Komuna e Sarjit ka shënuar 41 raste të të infektuarve me Kovid-19. Të infektuarit vijnë nga më shumë vendbanime të komunës sonë”, tha Blerim Bexheti, kryetar i Komunës së Sarajit ndërkohë që apeloi deri tek banorët e Komunës së Sarajit për respektim të masave të kujdesit, siç është mbajtja e maskave mbrojtëse dhe mbajtja e distancës fizike.
“Ftoj autoritet e shëndetit publik që të kryejnë sa më shumë teste në Komunën tonë. Vetëm përmes testimeve, mbi 700 në ditë mund të kuptojmë se sa njerëz janë të infektuar dhe ku janë vatrat e infektimeve”, deklaroi Bexheti.