Bexheti: Ndërmarja Publike Komunale ka shënuar rritje mbi 50% në mbledhjen e pagesave në vitin 2023

Kryetari i komunës së Sarajit Blerim Bexheti,njofton se ndërmarja Publike Komunale ka shënuar rritje mbi 50% në mbledhjen e pagesave në vitin 2023.

Marketing

“Rritja mbi 50% e parapaguesve në ndërmarrjen komunale për grumbullimin e mbeturinave dhe mirëmbajtjen e rrjeteve të kanalizimit është një nga hapat e rëndësishëm drejt tërheqjes së vëmendjes ndaj rëndësisë së mjedisit dhe shëndetit publik në komunën tonë.

Kjo rritje përmbush një synim të rëndësishëm në mbrojtjen e mjedisit, por gjithashtu mundëson që ndërmarja ti shton kapacitetet e resurseve njerëzore dhe maqinerive për të ofruar shërbime më efikase.

Apelojmë deri tek të gjithë banorët e komunës që të jenë me të rregullt në pagesat e detyrimeve ndaj ndërmarjes dhe bashkarisht të punojmë për një ambient më të pastërt dhe të shëndoshë – shkruan Bexheti.
https://www.facebook.com/share/p/brmFAPC1vxQWiEzL/?mibextid=oFDknk

Marketing