Bexheti në iftar me veteranët e arsimit nga komuna e Sarajit

Kryetari i Komunës së Sarajit Blerim Bexheti sot ishte në iftar me veteranët e arsimit nga rajoni i Dervenit. Ai me këtë rast falënderoi ata për kontributin e dhënë në fushën e arsimit.

Marketing

Postimi i plotë:

Ishte kënaqësi sonte të bëjmë Iftar të përbashkët me veteranët e arsimit nga komuna jonë. Shfrytëzoj rastin që të shprehi mirënjohje të sinqerta për angazhimin, punën tuaj të palodhur dhe besimin në fuqinë e arsimit.
Mençuria dhe pasioni juaj kanë frymëzuar breza dhe ndikimi juaj do të ndihet edhe vitet në vijim.