Bexheti në mbështetje të projekteve për zhvillimin e aftësive sipërmarrëse tek të rinjtë dhe gratë e papuna

Kryetari i komunës së Sarajit Blerim Bexheti ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me Qendrën për Zhvillim Arsimor dhe Kulturor “RACIO”. Ky memorandum ka për qëllim zhvillimin e aftësive sipërmarrëse tek të rinjtë si dhe zhvillimin e aftësive sipërmarrëse tek vajzat dhe gratë e papuna.

Marketing

Postimi i plotë:

Komuna e Sarajit nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Qendrën për Zhvillim Arsimor dhe Kulturor “RACIO”.

Me këtë memorandum, Komuna dhe Razio pranojnë të bashkëpunojnë në realizimin e dy projekteve shumë të rëndësishme edhe atë: 1. START-UP & STEM YOUTH EDUCATION – Një projekt që parashikon zhvillimin e aftësive sipërmarrëse tek të rinjtë e moshës 16 deri në 30 vjeç, duke përfshirë STEM dhe 2.FAST- IMPACT – një projekt që parashikon zhvillimin e aftësive sipërmarrëse tek vajzat dhe gratë e papuna përmes edukimit STEM.

Komuna e Sarajit është gjithmonë e hapur për projekte që synojnë zhvillimin e të rinjve dhe avancimin e gruas në shoqërinë tonë.