Bexheti në takim me Kryetarin e Federatës së Kajakëve në RMV

Kryetari z.Blerim Bexheti bashkë me sekretarin e komunës z.Sefi Shabani takuan Kryetarin e Federatës së Kajakëve në Maqedoninë e Veriut, z. Driton Lleshi dhe znj. Elena Çurkovska, përgjegjëse për marrëdhënie me publikun.
Temë diskutimi në këtë takim ishte Kampionati Europian i Kajakëve, i cili do të mbahet në Kanionin e Matkës, nga data 16 deri më 20 Maj dhe do të marrin pjesë përfaqësues nga më shumë vende të Europës.
Ne si institucion si gjithmonë do të vazhdojmë që të japim përkrahje për mbulimin e këtij eventi shumë të rëndësishëm jo vetëm për komunën tonë, por edhe më gjërë.

Marketing