Kryetari i Komunës së Sarajit Blerim Bexheti sot pati takim pune me shoqatën e pensionistëve në Komunën e Sarajit.
Në këtë takim u dakorduan që shoqatës ti sigurohet një zyrë në hapësirat e komunës, nga ku ata do të mund ti kryejnë punët administrative.
Kryetari Bexheti u shpreh që Komuna e Sarajit do të vazhdoj me përkrahjen e shoqatës, duke stimuluar ato edhe për aktivitete të ndryshme në të ardhmen.