Kryetari i komunës së Sarajit Blerim Bexheti gjatë llogaridhënies para banorëve të kësja komune shpalosi projektet e realizuara, ato që janë në realizim e sipër dhe projektet e ardhshme.
Sa i përket ndërtimit të poliklinikës në Saraj, Bexheti informoi se nëse gjithçka shkon në rregull në shkurt do të vendoset edhe gurthemeli.
Bexheti informoi se këtyre ditëve në Sfillare të Epërme pritet të fillojë kyçja e amvisërive në ujësjellës i cili ka kushtuar mbi 36 milion denar.
Sa i përket ujit të pijshëm për shumë fshatrat të kësaj komune, Bexheti informo se më tepër se gjysma e mjeteve janë siguruar për njërin rezervuar ndërkohë që po përgatitet edhe projekti për rezervuarin e dytë në Kopanicë.
Ai gjithashtu informoi se po hartohet projekti për pastrimin e lumenjve, stacion filtrues dhe rregullimi i koritës.
Komuna Saraj llogaridhënie
Publiée par Bashkimi Demokratik për Integrim – BDI sur Vendredi 10 janvier 2020