Kryetari i komunës së Sarajit Blerim Bexheti, bashkë me Shtabin Komunal të Sarajit për referendumin kanë vizituar vendbanimin Sfillare e Poshtme. Me këtë rast, ata kanë përuruar një rrugë që është shtruar me pllaka bekatoni dhe fillimin e punimeve në dy rrugica tjera.
Kryetari i komunës së Sarajit, Blerim Bexheti, u shpreh se premtimet që janë dhënë do të realizohen, kjo rrugë është njëra nga ato, duke shtuar se programi zgjedhor deri në fund të mandatit do realizohet në tërësi.
Kryetari Bexheti, gjithashtu në takimin me banorët e Sfillares, theksoi edhe rëndësinë e daljes në referendum. “Përcaktim i shqiptarëve është anëtarësimi në NATOA dhe BE. Përcaktim ka qenë që nga periudha e viteve të 90, konfliktit të viti 2001 dhe tani është momenti që ta finalizojmë këtë sakrificë.
Përfitimet janë në dimensionin politik dhe ekonomik. Pas anëtarësimit në NATO, do të përfitojnë, bujqit, biznesmentët, shëndetësia, arsimi dhe shumë sfera tjera. Idenë e NATO dhe BE, lideri i Bdi Ali Ahmeti, që moti e ka proklamuar në disa cikle zgjedhore si shtyllë kryesore e ideologjisë politike të BDI-së, dhe tani është momenti që edhe ne ta mbështesim”, theksoi Blerim Bexheti.
Ndërsa, Shefi i Shtabit për referendum Isni Jakupi, i informoi aktivistët se tani duhet të bartim një proces të rëndësishëm dhe duhet ta sfidojmë. Ai, madje tha se perspektiva e Maqedonisë është anëtarësimi në NATO, por kjo perspektivë do një organizim masovik për 30 shtator.