Me miratimin e planit urbanistik për vendbanime të pa banuara, për qendrën rekreative
sportive “Treska” (livadh), KO Glumove dhe KO Shishove në komunën e Sarajit krijohen
kushte për revitalizim të të njëjtit vend si dhe rregullimin dhe mirëmbajtjen e të gjithë zonës perreth, si hapësirë me kualitete karakteristike natyrore, të cilat njëkohësisht e bëjnë të njëjtin vend edhe atraktiv për formimin e një zone me vikend shtëpiza dhe objekte
komerciale.
Qendra rekreative “Treska” me te gjitha dukuritë e veta në të kaluarën
njëkohësisht na reprezentonte edhe si një qendër rekreative me vlerë edhe për qytetin e
Shkupit dhe me gjere. Mirëpo, gjatë dekadave liqeni u prish dhe nuk është I lejuar noti në të. Me revitalizimin e te njëjtës qendër sportive-rekreative Treska do te vendoset në
funksionimin e tere, ndërsa me ndërtimin e vikend shtëpizave dhe zones komercijale do te
realizohet edhe nje projekt invensticioz I cili do te na mundësoj rregullimin komunal të vendit si dhe shfrytëzimin e tij ashtu si duhet.
Si karakteristik te vecante ne rrethine te lokalitetit eshte qendra rekreative Treska, gjithashtu edhe lumi Treska si qendër kajakimi, kanjoni Matka, shpella nenujore Vrello dhe shume dukuri natyrore e kulturore. E gjithë e lartpërmendura e bën këtë zone atraktive per investime dhe nxit ne zhvillimin lokal ekonomik te komunës së Sarajit dhe shfrytezimin e ketyre resurseve nga ana e qytetareve, vendas si dhe turiste te huaj.
Zona ne plan program paraqitet si qendër rekreative sportive, lënda e tërë planit përbehet
nga {plani urbanistik jashtë vendbanimeve} është me sipërfaqe prej 75,84 HA. Plani koncept bazohet mbi analizën bazë të sipërfaqes , analiza e mundësive për zhvillim hapësinor dhe programit te planifikuar. Planifikimin si koncept është në ndërlidhje direkte me madhësinë e planifikimit, faktorëve natyral, konfigurimi I terrenit dhe mundësive për kompensimin e hapësirës dhe formimin estetik te se njëjtës hapësirë. I tere plani përfshin 4 bloqe.
Ne kufijtë e Blokut 1 mbetet qëllimi I njëjtë I qendrës rekreative si : qendër rekreative-
sportive “Ezero Treska” – me sipërfaqe prej 13,18 HA (hectare) dhe me këtë plan e
konfirmojmë qëllimin e njëjte për Not. Ne përputhje me qëllimin Liqeni është I planifikuar si
vend publik ne te cilën nuk ka të formuar parcele ndërtimi. Që ti ruajmë dhe tu përmbahemi standardeve për kualitetin e ujit dhe pastërtinë e tij për Not duhet ndërmarrë masa edhe ndaj ujit te lumit Treska I cilin rrjedh edhe ne liqe.
– te themelohet zone e sigurt per te cilen do te shenohen masa paraprake per mbrojtje nga
zona prej ndotjes si dhe masa tjera per mbrojtje nga ndonje okupim I cili mund te ket
negativitet ne kualitetin e ujtit per Not ;
– te shkruhen dhe te zbatohen masat e menaxhimit te ujit per not;
-te ndermerren masa per rregullimin e kualitetit te ujit nga e cila kategorikimi I kualitetit do te ngritej ne nivel me te larte dhe me te paster
-te kete monitoring te vazhdueshem te kualitetit te ujit
Perreth zones se qendres rekreative-sportive “Ezero Treska” eshte e planifikuar zone e
mbrojtur prej 30m e cila njekohesisht di shfrytezohet si plazh, e shenuar ne pjesen grafikore te planit urbanistik me shenje D-3 PLAZH, me siperfaqe 5,39ha (hectare).
Në këtë zonë lejohen veprimtari dhe aktivitete që nuk do të shkaktojnë ndikim negative mbi kualitetin e ujit të Liqenit. Lejohet vendosje e karigeve dhe tendave për mbrojtje nga dielli, zhveshtore, rekuizite për rekreim të fëmijëve dhe të rriturve, pishina të hapura dhe
toboganë për fëmijë të vegjël, xhakuzi për të rritur, banak të hapur dhe të tjerë. Në pjesën e plazhit që kufizon me sipërfaqen ujore, si përpunim përfundimtarë të shfrytëzohen
materiale natyrore, dru ose gurrë, të cilët nuk do të kenë ndikim dëmtues për ujin. Të
planifikohen qasje të sigurta me shkallë dhe rampë, drejt sipërfaqes ujore për notues të të
gjitha moshave.Të planifikohet korsi për këmbësorë rreth liqenit.
Sipërfaqja tjetër prej 31,02 ha nga bllok 1 që është në korniza të Qendrës rekreative sportive
,,Liqeni Treska,, e planifikuar me klasë të dedikimit D3- Sport dhe rekreim. Në këtë zonë
dedikuese planifikohen terene sportive të hapura, pishina të hapura, toboganë për fëmijë
dhe të ritur ( akua park), park argëtues, fusha tematike, për fëmijë me lojra të ndryshme me heronjë nga filmat vizatimorë, amfiteatër të hapur, kopshte botanike dhe hapsira të
regulluara parkingu.
Në këtë zonë dedikuese është formuar parcelë katastrale PN1.1 në të cilën lejohet përqindje ndërtimi prej 50 %, respektivisht sipërfaqje maksimale për ndërtim prej 155116 m2. Në korniza të sipërfaqes së planifikuar në parcelën ndërtimore PN 1.1 si dedikim kompatibil të dedikimit bazë mund të planifikohen klaset e dedikimit në pajtim me Shtojcën 1 të nenit 32 të Rregullores për standarde dhe normative për planifikim urbanistik (Gazeta Zyrtare e RM- së, nr. 142/15, 217/15, 222/15, 228/15, 35/16, 99/16,134/16, 33/2017 dhe 86/18) dhe atë:
– A4 strehim i përkohshëm, B1 Dedikime të vogla komerciale dhe afariste, B2 Njësi të
mëdha tregtare, B3 Njësi të mëdha hotelierike, B4 Hapsira afariste, B6 –Ndërtime
për tubime, dhe V3 Kulturë deri 5%.
– B5 Komplekse hotelierike deri 15%,
– D1 Parqe gjelbëruese deri 20%.
Përqindja e lejuar maksimale për pjesmarje të shumës së klaseve kompatibile të
lartëpërmendura të dedikimeve në raport me klasën bazë dedikuese mund të jetë deri 40%
dhe e njejta ka të bëjë me sipërfaqen për ndërtime të planifikura prej 155116m2. E
planifikuar është edhe lartësia maksimale e këtyre ndërtimeve prej 4,50/15,50 m dhe kate
P/P+3+Pk. Katet maksimale prej P/P+3+Pk janë planifikuar për komplekset hotelierike të
kategorisë së lartë (5*****), ku planifikohen dhe përmbajtet përcjellëse në vijim: restorane, spa qendër, fitnes, mjeksi alternative, pishina të hapura dhe të mbyllura etj. Përskaj ndërtesës kryesore të hotelit, planifikohen dhe shatërvanë druri. Të gjitha ndërtimet planifikohen të jenë me formësim fasade nga material ekologjike dhe natyrore, dru, gurrë etj.
Këta parametra përkufizues të përmbajtjeve përcjellëse në planin urbanistik shprehin idenë
e Komunës së Sarajit për revitalizim të kompleksit ekzistues, mbajtjen e dedikimit
rekreativo-sportiv të Liqenit dhe plazhës, por dhe pasurimin me përmbajtje përcjellëse që
do t’a bëjnë atraktive për qytetarët dhe turistët.
Këta parametra kufizuese të përmbajtjeve përcjellëse në planin urbanistik e vërtetojnë
idenë e komunës së Sarajit per revitalizimin e kompleksit egzistues, mbajtjen e të njejtit
destinim të liqenit dhe plazhit për sport dhe rekreim, por edhe fisnikërimin me përmbajtje
përcjellëse të cilat do ta bënin më tërheqëse për qytetarët dhe turistat.
Në afërsi të qendrës rekreative sportive liqeni Treska, gjegjësisht jashta kufijve të kompleksit egzistues të liqenit të planifikuara janë këto përmbajtje:
– Bllok 2 me sipërfaqe prej 12,24 ha dhe me klas të destinimit A4- akomodim I
përkohshëm,
– Bllok 3 me sipërfaqe prej 9,53 ha dhe me klas të destinimit B5- kompleks hotelierik,
– Bllok 4 me sipërfaqe prej 2,41 ha dhe me klas të destinimit B2- njësi tregëtare të
mëdha.
Në bllokun 2 janë formuar 3 (tre) parcela ndërtimore PN 2.1, PN 2.2 dhe PN 2.3.
Parcela ndërtimore PN 2.1
Klasi I destinimit: A4-akomodim I përkohshëm
Në këtë parcel ndërtimore janë planifikuar vikend shtëpi. Dispozicioni I ndërtesave duhet ta
respektojë maksimalisht fondin malorë, ashtu që të anashkalohet prerja e drunjëve dhe
disbalansimi I eko sistemit. Gjatë realizimit të parcelës ndërtimore të përcaktohet më së
paku 20 % hapsirë për gjelbrim. Lartësia e planifikuar maksimale për këto ndërtesa është
10.20m dhe me etazhe P+2+NK.
Parcelat ndërtimore: PN 2.2 dhe PN 2.3 janë të planifikuara me destinim E2-
suprastrukturë komunale-trafostacion
Në bllokun 3 është formuar 1 (një) parcel ndërtimore dhe atë PN 3.1
Parcela ndërtimore PN 3.1
Klasi I destinimit: B5 – kompleks hotelierik
Në këtë parcelë ndërtimore planifikohet kompleks hotelierik me lartësi maksimale të
ndërtesave prej 4,50/11,50m dhe numër maksimal të etazheve prej P/P+2+NK (katër nivele).
Gjatë realizimit të parcelës ndërtimore të përcaktohet më së paku 20% hapsirë e rregulluar
me gjelbrim.
Në bllokun 4 janë formuar 2 (dy) parcela ndërtimore dhe atë PN 4.1 dhe PN 4.2
Parcela ndërtimore PN 4.1
Klasi I destinimit: B2- njësi tregtare të mëdha
Për shfrytëzuesit e qendrës rekreative dhe sportive si dhe për turistët e tjerë, në hyrje është planifikuar qendër tregtare me terg të hapur, në të cilin do të prezentohet tradita dhe
kultura e banorëvë të kësaj ane nëpërmjet shitjes së prodhimeve bujqësore bio të freskëta
dhe të përpunuara, sendeve tradicionale, punime të dorës, specialitete të kuzhinës e tj.
Fasadat e të gjitha ndërtesave planifikohen të bëhen prej materijaleve natyrale dhe
ekologjike (druri, guri e tj.) me lartësi maksimale prej 4,50/11,50m dhe numër maksimal të etazheve P/P+2 (tre nivele). Gjatë realizimit të parcelës ndërtimore të përcaktohet më së paku 20% hapsirë e rregulluar me gjelbrim.
Dua të theksoj se përmbajtjet e palnifikuara në Bllokun 2, Bllokun 3 dhe Bllokun 4 e
përfshijnë hapsirën rreth qendrës rekreative sportive Liqeni Treska, gjegjësisht kufizohen me të njejtën. Aspak nuk përfshinë sipërfaqe nga kompleksi egzistues.