Kryetari i komunës së Sarajit Blerim Bexheti realizon edhe një premtim zgjedhor. Përmes rrjeteve sociale Bexheti njoftoi për pajisjet e reja komunale të siguruara nga komuna në vlerë prej mbi 10 milion denarë. Këto pajisje sipas tij do të ofrojnë shërbime efikase për ambient më të pastërt.
Postimi i plotë:
🚛♻️🚛 Ashtu si kishim premtuar edhe në programin tonë zgjedhorë, Ndërmarrja publike komunale pajiset edhe me 2 kamion për mbledhjen e mbeturinave me kapacitet prej 5 m3 dhe 1 automjet fshesë që do të mundësojnë shërbime më efikase për ambient të pastërt.
Vlera e përgjithshme e maqinave është 10.104.000 den, nga të cilat me aplikimin tonë nga Byroja për zhvillim regjional kemi siguruar 8.200.000 den, ndërsa pjesën tjetër të mjeteve e kemi mbuluar nga buxheti i komunës.
https://www.facebook.com/blerimbexhet1/videos/4978233648853660