Bexheti: S’do të kishte kaq mbështetës në tubime, nëse nuk do kishte shqetësim real

Grupi i zjarri është duke mbajtur tubim në Gostivar.

Blerim Bexheti, në fjalimin e tij ka komentuar prezencën e individëve në këto tubime, përfshirë edhe ata që marrin pjesë në tubimet e funksionarëve të BDI-së.

“Është normale që të ketë shqetësim te simpatizantët e BDI-së dhe këtë e dëshmon prezenca që jemi në takime të ndryshme edhe pse nuk jemi në fushatë… Sado që kemi hatër, respekt për njëri – tjetrin sigurisht se shqiptarët, mbështetësit nuk do të përgjigjen në këtë mënyrë, nëse nuk do të kishte ndonjë shqetësim real, që ai shqetësim do të ngritët në kauzë”, tha Bexheti.

Marketing