Bexheti: Sistemi për ujitje në vendbanimet Shishovë, Gërçec dhe Krushopek po bëhet REALITET!

Kryetari i kominës së Sarajit Blerim Bexheti përmes një njoftimi në fejsbuk bën të ditur se po bëhet realitet sistemi për ujitje i cili do të përfshij vendbanimet Shishovë, Gërçec
dhe Krushopek.

Marketing

Sot bashkë me Drejtorin e Ekonomisë së Ujërave, Isni Jakupi diskutuan për rrjedhojën e punimeve për realizimin e projektit të sistemit për ujitje për të cilin ka filluar përgaditja e dokumentacionit teknik dhe janë siguruar mejtet për realizimin e fizibiliti studimit.

“Deri në fund të vitit pritet që fizibiliti studimi të përfundoj dhe të përgaditet projektit bazë ku më pas do të fillojnë edhe punimet në teren për realizimin e këtij projekti i cili është me rëndësi të veçantë për zhvillimin e bujqësisë në këtë zonë” thotë Bexheti.