Bexheti takoi përfaqësuesen e OSBE-së Nestani Kapanadze

Kryetari i komunës së Sarajit Blerim Bexheti takoi sot përfaqësuesen e OSBE-së për Monitorim në Shkup, znj. Nestani Kapanadze. Temë diskutimi ishin çështjet aktuale politike në vend dhe përmirësimi i cilësisë së jetesës në komunën e Sarajit.

Marketing

Postimi i plotë:

Sot kisha nderin të pres në takim Oficeren nga OSBE-ja për Monitorim në Shkup, znj. Nestani Kapanadze.
Në këtë takim tema diskutimi ishin kryesisht çështje të rëndësishme që për qëllim kanë përmirësimin e cilësis së jetës në komunën tonë. Gjithashtu, biseduam edhe për zhvillimet e fundit në Bashkimin Demokratik për Integrim, por edhe për situaten e pergjithshme politike në Republikën e Maqedonisë së Veriut.