Pabarazia në mes shtresave është një problem global, që po merr përmasa shqetësuase.
Ky problem sipas guvernatores Anita Bezhovska, është rritur ndjeshëm me krizën ekonomike globale, kurse pasojat më tepër janë ndjerë në SHBA. Edhe përskaj këtij shqetësimi, sipas saj, Maqedonia e Veriut ka shënuar progress në zbutjen e pabarazisë ekonomike.
“Shifrat janë inkurajuese, ata tregojnë stagnim të përshkallzuar, përatësisht ulje të pabarazisë. Edhe pse, në dekadën e fundit, pas eskalimit të krizës globale në skenën ndëkombëtare vërehet një trend I rritjes të pabarazisë së shoqërisë”, tha Anita Bezhovska, guverntore e bankës popullore.
Ministri i financave Dragan Tevdovski theksoi se reformat tatimore e kombinuar me reformat sociale kontribojnë ndjeshëm në zbutjen e jobarazisë.
“Të dhënat nga Enti Shtetëror I Statistikave tregojnë se rrogat rriten me tempo më të shpejtë se përpara. Rrogat, në sektorin e IT-së janë rritur për 5%, gjithashtu është përmirësuar niveli I papunsisë së përgjithshme edhe niveli i papunësisë te të rinjtë. E gjithë kjo tregon se po shkojmë në një shoqëri më të drejtë”, tha Dragan Tevdovski, Ministër i financave.
Njëherit Ministri Tevdovski dhe guvernatorja Bezhovksa informuan se Maqedonia e Veriut do të jetë nikoqire e konferencës “Si deri te sistemi mëi drejtë për të gjithë”. Sipas tyre kjo është një nga ngjarjet më të mëdha nga sfera e financës që është organizuar në vendin tonë.