BFI dhe arkivi i shtetit, memorandum për gjurmimin e dokumentacioneve

Është nënshkruar memorandumi në mës Bashkësisë Fetare Islame dhe Arkivit Shtetëror të RMV-së. Marrëveshja ka të bëjë për bashkëpnumin më të thellë mes dy institucioneve, kontrbutin dhe zhvillimin e njohurive të kulturës, arsimit dhe shkencës.

Marketing

“Ky memorandum është shumë i rëndësishëm për kultivimin e një veprimtarie, një bashkëpunimi të sinqertë, një bashkëpunim shkencor që do të bëjnë gjurmimin e dokumentacioneve të ndryshme, ndrimin e përvojave në mes dy institucioneve dhe në këtë mënyrë ky bashkëpunim do të kontribuoj në zhvillimin e njohurive, dokumentacioneve të cilat i kanë edhe Arkivi shtetëror i RMV-së, por edhe BFI me mini arkivin e saj që e ka formuar vitin e fundit” – tha Reisul Ulema i BFI-së në RMV, H. Hfz. Shqir ef. Fetai.

“Kjo është marrëveshja e parë, që do të thotë se është e hapur dera për bashkëpunim të mëtejshëm në shumë nivele dhe kjo marrëveshje do të thotë një kuadër ligjor i atij bashkëpunimi, sepse ne si shtet jemi më shumë një shtet fetar ku kemi besim islam, të krishterë dhe duhet të hapim derën e tolerancës, mirëkuptimit dhe bashkëpunimit që do të bëhet në disa nivele, në kuadër të kulturës, arsimit dhe shkencës” – u shprej Drejtori i Arkivit Shtetëror, Emil Kërstevski.

Kryetari i BFI-së falëndëroi Arkivin e shtetin për vullnetin e tyre për një bashkëpunim që është jashtzakonisht i rëndësishëm.

Marketing