BFI-ja pezullon të gjitha namazet në xhami

Bashkësia Fetare Islame pezullon të gjitha faljet e namazeve nëpër xhamitë e vendit. Kreu i BFI-së Sulejman Rexhepin tha se për të evituar përhapjen e pandemisë, në xhami nuk do të falet as xhumaja. Ai iu bënë thirrje të gjithë besimtarëve myslimanë që tu shmangen tubimeve masive dhe të ndjekin udhëzimet e organeve kompetente për të mos bërë panik. Rexhepi tha se në rast të vdekjeve si pasojë e CoVid-19, ceremonia e varrimit do të bëhet nga organet kompetente shtetërore për shkak të kontaminimit, kurse ritualet fetare do të zhvillohen pa tubime masive.

Marketing

Pezullohet falja e namazit të organizuar me xhematë nëpër xhamitë e vendit, por muezinët janë të detyruar të thirrin ezanin nëpër xhami në çdo kohë të namazit. Pezullohet falja e namazit të xhumasë nëpër të gjitha xhamitë e vendit, dhe për këtë besimtarët myslimanë kanë për obligim që në shtëpitë e tyre të falin namazin e drekës”-tha Sulejman Rexhepi, Kreu i BFI-së.