Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë së Veriut ka vazhduar sot aksionin për shpërndarjen e pakove të mishit të Kurbanit që besimtarët muslimanë i dhuruan për Medresenë Isa Beu në Shkup. Në aksionin e sotëm humanitar, mishi i tepruar nga konviktet e medresesë ju dhurua familjeve në nevojë, personave me nevoja të veçanta dhe jetimëve në fshatrat e Komunës së Sarajit. Për secilin fshat veçmas distribuimi është organizuar përmes këshillave të xhamive.
Grumbullimi i kurbanëve për Medresenë “Isa Beu” në Shkup dhe shpërndarja e mishit për familjet në nevojë është aksion humanitar tradicional që BFI e realizon për çdo vit në koordinim me muftinitë e të gjitha qyteteve të Maqedonisë së Veriut.