BFI shpalos masat mbrojtëse gjatë faljes së namazeve nëpër xhami

Rijaseti i BFI-së me rastin e rihapjeve të xhamive e me qëllim që të ruhet shëndeti i njerëzve dhe të parandalohet përhapja e virusit Kovid 19, solli masat e mëposhtme, të cilat duhet të implementohen në çdo xhami.

Marketing

Më poshtë janë masat e parashikuara!

– Dezinfektimi i xhamive;
– Mbajtja e patjetërsueshme e maskave;
– Pastrimi i duarve me dezinfektant para hyrjes së xhamive ose mbajtja e dorëzave;
– Çdo besimtar me vete të ketë sexhade personale;
– Sa më tepër të shfrytëzohen oborret e xhamive për faljen e namazeve;
– Të ruhet distanca fizike sa më shumë që është e mundur mes xhematit;
– Ndalohet qëndrimi në grupe para ose pas faljeve të namazeve në ambientet e xhamisë;
– Ligjeratat fetare të mos jenë më të gjata se 10 min.
– Abdesti të merret në shtëpi – abdes-hanet dhe toaletet do të jenë të mbyllura;
– Maksimalisht të largohemi nga përshendetjet me kontakte fizike.

Image may contain: text