BFI: Skender Buzaku si Boki 13

Lidhur me deklaratat e sotme të Skender Buzakut, BFI ka dalë edhe me një reagim me shkrim.

Marketing

“Mesa duket Qeveria Zaev, e ka tё vёshtirё tё funksionojë pa skandale tё cilat po e ndjekin këmba dorës. Akoma pa u shuar afera “Zhvatja 1 dhe 2”, nё opinion po del një aferë tjetër “Zhvatje 3”, e cila po zhvillohet haptazi para kamerave e mediumeve tё kontrolluara nga Qeveria. Protagonist kryesor, si nё rastin e Boki 13, tani ёshtё Skender Buzaku, i cili del e kërcënon Reisul Ulemanё e BFI-së, duke i vёnё ultimatum, qё nё rast se nuk dorёhiqet, ky do tё publikojë material kriminale”,- thuhet në reagimin e BFI-së.

Sipas këtij reagimi, tё martën, mё 1 tetor 2019, Skender Buzakut duhej t’i viheshin prangat nё duar, e jo t’i jepet mundësia qё ai tё dalë publikisht dhe tё kërcënojë njё lider fetar.

“Mos ndalimi i këtij personi, flet qartё se shteti ёshtё kapur nga krimi dhe kriminelë të tipit Buzaku-Boki 13 etj, ndërsa valuta e vetme pёr tё realizuar qëllimet e tyre ёshtё zhvatja e gjithë atyre qё nuk kanё mendim tё njejtё. Gjatё puçit tё vitit 2015, Skender Buzaku kishte dёnim gjyqësor me kusht pёr ushtrim dhune. Ai e pёrsёriti veprën, kur u fut me bandën e armatosur brenda selisë sё BFI-së duke dhunuar punёtorёt e këtij institucioni, por prapё nuk u burgos.

Beneficione tё tilla mund tё kenё vetëm instrumentet policore, që në popull njihen si spiunë. Skender Buzaku, nё vitin 2019, përpiloi dokumentacion tё rrejshëm, pёr gjoja mbledhje tё Riasetit, duke falsifikuar deklarata dhe nënshkrime tё myftinjve tё BFI-së nё RMV, duke falsifikuar dorëheqjen e Sulejman Rexhepit dhe duke i hedhur pluhur nё sy opinionit dhe Drejtёsisё sё vendit”,- thonë mes tjerash nga BFI.