Vazhdon intensivisht aksioni masiv i shpërndarjes së mishit në mbarë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut
Edhe pse nën kufizimin e masave për mbrojtje nga pandemia COVID-19, nën organizimin e Kryetarit të BFI-së, Reisul Ulema, H. Hfz. Ef.
Shaqir Fetahu
dhe Komisionit Qendror të Kurbanave në koordinim me Muftinitë e gjithë territorit të RMV vazhdon maratona e shpërndarjes së mishit të Kurbanit me seriozitetin më të lartë.
Mishi që i ka tejkaluar nevojat e SHMI
Medreseja Isa Beu
vijon të shpërndahet që ditën e parë për nevojtarët e mbarë vendit. Ekipet organizative të BFI-së dhe operativat e Muftinive të këtij institucioni vazhdojnë me shpërndarjen e mishit në koordinim me nëpunësit fetarë dhe këshillat e xhamive që janë përgjegjës për gjetjen dhe identifikimin e të gjithë besimtarëve nevojtarë.
Të vetëdijshëm plotësisht për vlerën dhe përgjegjësinë e madhe që ka bartja e amanetit të besimtarëve që ia kanë besuar adhurimin e shenjtë të therjes së kurbaneve institucionit tonë, Komisioni Qendror i Kurbanave dëshmon veten në praktikë duke u gjendur pranë besimtarit nevojtar në këto ditë gëzimi.
Që ditën e parë, në koordinim me
Myftinia Shkup dhe Myftiun e saj, dr. Qenan Ismaili, Komisioni Qendror i Kurbanave ka filluar shpërndarjen e mishit dhe ka shpërndarë, deri fillimin e ditës së tretë, rreth 15 ton mish.Në Myftinia Tetovë, Komisioni Qendror i Kurbanave në koordinim me Myftiun e kësaj muftinie, Dr.Qani Nesimi, e kanë filluar aksionin ditën e dytë të Bajramit dhe kanë aktivizuar operativat e muftinisë dhe nëpunësit fetarë bashkë me këshillat e xhamive të iniciojnë shpërndarjen e mishit. Deri ditën e tretë janë shpërndarë deri 12 ton mish.
Në koordinim më Myftiun e Kumanovës, h. Abedin Imeri, Komisioni Qendror i Kurbanave, sot vijon shpërndarjen e rreth 7 tonëve të mishit në territorin e
Muftinia Kumanovë, duke vërtetuar kështu besimin e dhënë nga besimtari i Kumanovës.
Në krye të detyrës është edhe Muftinia e BFI – Gostivar, e cila po ashtu vijon shpërndarja e 10 tonëve të mishit për të gjithë nevojtarët e territorit të saj.
Ndërsa dje, anëtari i Komisionit Qendror të Kurbanave për Gostivar, h.
Telat Sadiku , në koordinim me myftitë e myftinive të Kërçovës, Strugës, Ohrit dhe Dibrës, bëri shpërndarjen e mishit të therur në thertoren e Gostivarit. Duke filluar nga muftinia e Kërçovës, pastaj në atë të Strugës, në koordinim me myftiun e saj H.Salim Sulejmani
, më pas në Ohër ku u koordinuan me myftiun e Ohrit h. Samet Ajdari, për të përfunduar me koordinatorin e muftinisë së Dibrës h. Reshat Kacallniku
u bë shpërndarja e 7 tonëve të mishit. Në total, Bashkësia Fetare Islame e Republikës së Maqedonisë, nën organizimin e Kryetarit të BFI-së, Reisul Ulema, h. hfz. Shaqir ef. Fetahu dhe Komisionit Qendror të Kurbanave në koordinim me muftinitë e vendit, myftinjtë dhe operativat e muftinive, janë shpërndarë rreth 50 ton mish.
Aksioni do të vijojë derisa të shpërndahet edhe pjesa më e vogël e fundit e mishit.