Biber: Franca mund të shndërrohet në një Greqi të dytë për Maqedoninë

Analisti politik austriak Florian Biber, vlerëson se nëse Franca vendos veto për fillimin e bisedimeve të BE-së me Maqedoninë, do ta rrezikojë marrëveshjen me Greqinë dhe do të minojë hapat reformues të vendit dhe rajonit.

Marketing

Biber më një intervistë për gazetën austriake “Standard”, thotë se kjo do të ishte goditje për politikën reformuese të Ballkanit.

“Franca mund të bëhet Greqia e re për Maqedoninë, dhe Maqedonia ende do të pengohet që të bëhet pjesë e BE-së dhe NATO-s. Refuzimi i BE-së për fillimin e bisedimeve për Maqedoninë, do të thotë “dënim me vdekje për kompromisin për emrin mes Athinës dhe Shkupit”, thotë Biber.

Ai në intervistë ka shtuar se politika e tillë e Francës do të ketë pasoja afatgjate, ndërsa për referendumin Biber mendon se vështirë që do të merr epilog pozitiv nëse nuk shpërblehet marrëveshja për Çështjen e Emrit nga BE-ja

Marketing