Biden: Armëpushimi në duart e Hamasit

Presidenti amerikan, Joe Biden ka përsëritur pretendimet e ShBA se një marrëveshje armëpushimi është vetëm në duart e Hamasit.

Marketing

Ai është shprehur se një armëpushim është shumë i nevojshëm, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv.

“Është në duart e Hamasit tani. Izraelitët kanë bashkëpunuar. Kemi nevojë për një armëpushim”, është shprehur Biden.

Edhe sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken tha gjithashtu më herët se ekziston një mundësi për të arritur një armëpushim të menjëhershëm, por se përgjegjësia është e Hamasit.