Biden dhe Erdogan përshëndeten me “grushte” në Samitin e NATO-s (VIDEO)

Samiti i NATO-s ka bërë bashkë presidentin e SHBA Joe Biden dhe atë turk, Recep Tayp Erdogan. Dy presidentët u takuan teksa po ndodheshin në ambientet ku do të zhvillohej konferenca.

Marketing

Për shkak të pandemisë kur nuk lejohet shtrëngimi i duarve ata prekën grushtat në formë përshëndetje.

Biden dhe Erdogan do të kenë takimin e tyre të parë pas përfundimit të Samitit, që pas zyrtarizimit të presidentit të ri të SHBA-ve.

Erdogan ka njoftuar me herët se diskutimi i tyre do të prek çështjen e njohjes nga SHBA të gjenocidit armen.

Pas marrjes së detyrës, Biden ka njoftuar një ndryshim në politikën e jashtme të SHBA ndaj Turqisë, në krahasim me atë të presidencës Trump.