Biden dhe Netanyahu zhvillojnë bisedë telefonike

Joe Biden dhe Benjamin Netanyahu kanë biseduar këtë të enjte në telefon me njëri-tjetrin.

Marketing

Shtëpia e Bardhë konfirmoi lajmin, por nuk dha më tepër detaje. Ende nuk dihet se çfarë diskutuan të dy udhëheqësit.

Një zyrtar i lartë deklaroi se pritet që të ketë një deklaratë zyrtare nga pala amerikane.

Shtetet e Bashkuara kanë treguar gjerësisht mbështetje për Izraelin që nga sulmet e militantëve të Hamasit më 7 tetor. Kjo mbështetje është pasuar nga thirrjet drejtuar Tel Avivit për të kufizuar menjëherë vdekjet e civilëve në Gaza.

Numri i tyre ka ardhur duke u rritur, ku deri më tani, sipas Hamasit, janë vrarë të paktën 17,177 palestinezë të vrarë. Vetën në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë të paktën 350 palestinezë, ndërsa 1900 të tjerë janë plagosur.