Biden i quan mizoritë në Bucha “krime lufte”

Presidenti amerikan Joe Biden i quajti “krime lufte” mizoritë e kryera nga Rusia dhe presidenti Vladimir Putin në Bucha të Ukrainës, një “krim lufte”, por duke saktësuar që nuk bëhej fjalë për një gjenocid, ai shtoi se po kërkon më shumë sanksione ndaj Rusisë.

Marketing

“Ju mund të mbani mend që u kritikova që e quajta Putinin kriminel lufte. E vërteta e çështjes është se ju e keni parë atë që ndodhi në Bucha. Kjo e vërteton atë, ai është një kriminel lufte. Por ne duhet të mbledhim informacionin. Ne duhet të vazhdojmë t’i sigurojmë Ukrainës armët që i nevojiten për të vazhduar luftën dhe duhet të marrim të gjitha detajet në mënyrë që të ketë një gjyq për krimet e luftës. Ai është brutal dhe ajo që po ndodh në Bucha është e egër dhe të gjithë e kanë parë atë, “u tha Biden gazetarëve pas uljes në Uashington, DC.

I pyetur nëse krimet e kryera në Bucha janë një gjenocid, Biden u tha gazetarëve: “Jo. Unë mendoj se është një krim lufte”.

Biden tha gjithashtu se ai “po kërkonte më shumë sanksione” dhe do t’i shpallte ato së shpejti.