Presidenti amerikan Joe Biden është shprehur se beson që Putini ka vendosur ta pushtojë Ukrainën.
“Që nga ky moment, jam i bindur se ai e ka marrë vendimin”, tha Biden në Shtëpinë e Bardhë.
Ai paralajmëroi për “sanksione të rënda” ndaj Rusisë nëse ndodh pushtimi, por tha se “nuk është shumë vonë” për të negociuar
“Përfundimi është ky. Shtetet e Bashkuara dhe aleatët dhe partnerët tanë do të mbështesin popullin ukrainas. Rusia do të mbajë përgjegjësi për veprimet e saj. Perëndimi është i bashkuar dhe i vendosur. Ne jemi të gatshëm të vendosim sanksione të rënda ndaj Rusisë nëse ajo pushton. Ata kanë zgjedhur luftën dhe do të paguajnë një çmim të lartë për këtë”, tha Biden. “Por unë e them përsëri, Rusia ende mund të zgjedhë diplomacinë,” tha Biden.
Biden vuri në dukje se Rusia ra dakord që Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken dhe ministri i jashtëm rus Sergej Lavrov të takohen më 24 shkurt në Evropë.
“Por nëse Rusia ndërmerr veprime ushtarake përpara kësaj date, do të jetë e qartë se ata i kanë mbyllur derën diplomacisë”, paralajmëroi Biden.