Biden – miku i madh i shqiptarëve po kryeson anketat tek demokratët për zgjedhjet presidenciale në SHBA

Ish-zëvendëspresidenti amerikan Joe Biden po udhëheq në garën e brendshme të demokratëve për zgjedhjet presidenciale të vitit 2020. Anketat po tregojnë epërsinë e tij ndaj kundërkandidatëve të tjerë, përfshirë senatoren e Masaçusetsit, Elizabeth Warren, raporton Zëri i Amerikës.

Marketing

Pavarësisht se ai është 76 vjeç, Bideni mbetet një politikan energjetik. Por gjithashtu ai ka shkaktuar kritika me një seri gafash, përfshirë komentet mbi ndihmat për varfrit.

Bideni është vënë shpesh nën shënjestër nga njeriu me të cilin dëshiron të përballet në zgjedhje, Presidenti Trump.
Bideni ka marrë disa goditje në debatet e para por gjithashtu ka treguar aftësi përtëritëse, thotë analistja Vanessa Beasley e Universitetit Vanderbilt.

“Ende ka prova të mira që demokratët mendojnë se ai është njeriu me shanset më të mira për të mundur zotin Trump. Shumë demokratë po tregojnë zemërbutësi sepse duan që ai të ruajë statusin e emrit më të njohur dhe shansin më të madh për të mposhtur zotin Trump”, theksoi Beasley.

Demokratët po ashtu mbeten të ndarë mbi atë nëse ata duhet të përqendrohen tek Trumpi apo tek reformat gjithëpërfshirëse ekonomike dhe sociale, thotë analisti Darrell West nga Instituti Brookings, përcjellë VOA. “Pra debati kryesor aktual mes demokratëve po bëhet mbi atë nëse ata duhet të kërkojnë ndryshime të vogla dhe në thelb kthimin e Amerikës në atë që ishte para zotit Trump, apo nevojën për ndryshime më thelbësore”. Kjo dilemë do të shfaqet përsëri kur demokratët të zhvillojnë debatin e tretë muajin që vjen në Hjuston.(VOA)