Biden nderon me medaljen më të lartë 19 persona, mes tyre Lionel Messi-n e Hillary Clinton

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka vendosur që të vlerësojë 19 persona këtë vit me nderimin më të lartë që mund të jap,ë Medaljen Presidenciale të Lirisë.

Marketing

Mes personaliteteve shquhen ikona të medias, kulturës, politikës, filantropisë dhe sportit.

Mes personave të zgjedhur janë kryeredaktorja e Vogue, Dame Anna Wintour, këngëtari i grupit U2, Bono, miliarderi George Soros, politikania Hillary clinton dhe sportisti Lionel Messi.

Të gjithë ata janë zgjedhur sepse për Shtëpinë e Bardhë janë “njerëz të mirë të cilët kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për vendin dhe botën”.

BBC shkruan se mes personaliteteve që do ta marrë një nderim kaq të madh është edhe aktori shumë i njohur Denzel Washington.

Marketing