Biden në anestezion, ia dorëzohen pushtetin Harrisit

Presidenti amerikan, Joe Biden, ia ka dorëzuar pushtetin zëvendëspresidentes Kamala Harris ndërsa ai shkon për kontrollin e tij të parë shëndetësor.

Marketing

Bideni udhëtoi në Qendrën Mjekësore “Walter Reed” të premten për kontrollin e tij vjetor, i cili do të përfshijë një kolonoskopi, gjatë së cilës kohë do t’i duhet të jetë nën anestezion. Vetëm një ditë para ditëlindjes së tij të 79-të, zonja Harris do të marrë pushtetin në mungesë të tij, zbuloi Shtëpia e Bardhë.

Sekretarja e shtypit, Jen Psaki, tha në një deklaratë: “Më vonë gjatë ditës, Presidenti do të udhëtojë në Qendrën Mjekësore ‘Walter Reed’ për kontrollin e tij rutinë vjetor të fizikut të tij. Ne do të japim më shumë detaje pasi ai të arrijë në ‘Walter Reed’”.

Shtëpia e Bardhë konfirmoi se Harrisi do të kryejë detyrat e saj gjatë kësaj kohe.

Qendra “Walter Reed” është spitali tradicional për Presidentët.

Marketing