Biden: Po bëjmë çdo gjë për të parandaluar shpërthimin e një lufte më të gjerë në Lindjen e Mesme

Presidenti amerikan, Joe Biden shprehu të dielën shqetësimin për tensionet e vazhdueshme në Lindjen e Mesme mes frikës se përshkallëzimi i sulmeve midis Hezbollahut dhe Izraelit mund të çojë në një konflikt më të gjerë rajonal.

Marketing

“Por ne do të bëjmë gjithçka që mundemi që të mos shpërthejë një luftë më e gjerë”, u tha Biden gazetarëve në South Lawn.

Biden, i cili po kthehej pas një fundjave në Delaware, ku priti liderët e Quad, që përfshin Australinë, Indinë dhe Japoninë, shtoi se ai besonte se kishte qenë një fundjavë “e suksesshme” e diplomacisë.

“Ne patëm takime shumë të suksesshme të Quad në Delaware. Unitet total, ne të gjithë po punojmë së bashku, ndihemi mirë për atë që po bëjmë”, u shpreh presidenti amerikan./abcnews.al

Marketing