Biden urdhëron vendosjen e forcave shtesë në Evropë

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka urdhëruar vendosjen e forcave shtesë për të forcuar aftësitë e SHBA-së në Evropë dhe për të mbështetur aleatët e NATO-s.

Marketing

Sipas medieve të huaja Biden tha në një deklaratë se SHBA-ja do të mbrojë çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s.

Më herët sot, ai foli me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ku Biden tha se ai përcolli mbështetjen e vazhdueshme ekonomike, humanitare dhe të sigurisë që ofrohet nga SHBA-ja.

Në një deklaratë për bisedën telefonike, presidenti amerikan tha: “Ndërsa presidenti Putin kërcënon themelet e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, NATO po demonstron edhe një herë se qëndron për lirinë dhe demokracinë.

“Siç thashë dje, Shtetet e Bashkuara do të mbrojnë çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s. Përkushtimi ynë ndaj nenit 5 është i hekurt”.

“Kam urdhëruar vendosjen e forcave shtesë për të rritur aftësitë tona në Evropë për të mbështetur aleatët tanë të NATO-s”.