Bidenit i detektohet ind kancerogjen në lëkurë, mjekët ia heqin me sukses

Presidenti amerikan Joe Biden ka hequr një lezion kanceroz të lëkurës muajin e kaluar gjatë një ekzaminimi rutinë shëndetësor, ka thënë Shtëpia e Bardhë.

Marketing

Indi kancerogjen, që mjekët panë gjatë ekzaminimit, u hoq me sukses dhe nuk kërkohet trajtim i mëtejshëm, raporton BBC.

Sipas mjekut, indi kancerogjen që iu hoq Bidenit ishte një lloj kanceri i zakonshëm i lëkurës.

Biden do të vazhdojë mbikëqyrjen dermatologjike si pjesë e kujdesit të tij të vazhdueshëm shëndetësor, shtoi mjeku i presidentit amerikan.

Ndryshe, Biden, 80 vjeç, pati një tjetër test fizik në shkurt, për të cilin Shtëpia e Bardhë tha se e nxorri atë të shëndetshëm dhe “të përshtatshëm për detyrë”.