Bie çmimi i gazit në BE, Presidentja e KE: Duhet të rrisim presionin ndaj Rusisë

Presidentja e Komitetit Evropian, Ursula der Leyen lajmëron se çmimet e gazit janë më te ulëta në BE sesa ishin përpara pushtimit rus në Ukrainë.
Në një konferencë për shtyp, ajo tha se duhet të rrisim mbështetjen ndaj Ukrainës.

Marketing

“Ne duhet të vazhdojmë të rrisim presionin ndaj Rusisë dhe do të vazhdojmë, natyrisht, mbështetjen tonë të palëkundur për Ukrainën”.

Në fillim të presidencës gjashtëmujore të Suedisë me Bashkimin Evropian, Von der Leyen tha se Rusia kishte shkurtuar 80% të furnizimeve me gaz në BE në tetë muaj që nga fillimi i konfliktit në Ukrainë.

“Puna e palodhur ka dhënë rezultat. Çmimet e gazit janë më të ulëta tani se përpara pushtimit rus,” tha ajo në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin suedez Ulf Kristersson në Kiruna, Suedi.