Një person i ka shpëtuar vdekjes për mrekulli.
Teksa ishte duke ecur në një bordurë, ai është penguar dhe ka rënë në shinat e metrosë. Në sekondat e fundit, burri është shpëtuar nga një punonjës i stacionit të trenit.
Incidenti ndodhi në stacionin BART Coliseum në Oakland të SHBA.
Pas ngjarjes punonjësi i stacionit të metrosë tha: “Sinqerisht, mendova se treni do ta ndante atë në dysh. Nuk doja ta shihja këtë njeri të vdiste.”