Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Elbasan. Ka rënë aksidentalisht nga ballkoni i banesës, dhe ka ndërruar jetë në spital një 6-vjeçar.
‘Më datë 22.09.2021,rreth orës 15:50, në lagjen ‘28 Nëntori’, Elbasan, shtetasi O. L., 6 vjeç, ka rënë nga ballkoni i banesës ku jetonte nga kati 6, dhe për pasojë ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Elbasan.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes’, thotë policia.