Bie nga ballkoni, ndërroi jetë një 81-vjeçare nga Tetova

Një grua 81-vjeçare nga Tetova ka humbur jetën pasi është rrëzuar nga ballkoni i banesës. Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 11:00 në rrugën “Bllagoja Toska”.

Marketing

“Në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën “Bllagoja Toska”, në një apartament në pronësi të M.G. (85) nga Tetova, bashkëshortja e tij M.G. (81), e cila kishte çrregullime shëndetësor për deri sa ka qëndruar vetë në apartament ka dalë në ballkon, i cili është në katin e parë të një ndërtese apartamentesh, dhe është rrëzuar nga ballkoni. E moshuara është transferuar në Qendrën Klinike në Tetovë, ku edhe ndërroi jetë pas plagëve të marra”, njoftojnë nga MPB.

Epipe prej SPB-Tetovë dhe MPB- Shkup kanë kryer inspektim në vendngjarje.