Një 50-vjeçar ka ndërruar jetë pasi është rrëzuar nga qershia. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në Maliq të Korçës.
Sipas informacioneve të policisë viktima është Agron Gjoni.
Gjoni u transportua në spital ndërsa ka ndërruar jetë nga plagët e rënda.
Nga hetimet paraprake rezulton se ngjarja është aksidentale.