Bie numri i pushuesve nga Kosova në bregdetin Shqiptarë

Ndonëse pritshmëritë ishin shumë më të larta, sezoni turistik edhe në plazhin e Velipojës, ka nisur me më pak turistë se sa vitin e kaluar.

Marketing

Pushuesit nga Kosova vijojnë të mbeten besnikë, ndonëse janë më të pakët, ndërsa vihet re më shumë mungesa e të huajve.

Operatorët turistik, shpresat i kanë pas datës 15 korrik ndërsa thonë se gushti është i rezervuar.

Pushuesit tregojnë se në Velipojë gjejnë gjithçka. Nga qetësia e pastërtia ndërsa shprehen se një pjese e çmimeve kanë pësuar rritje.

Më pak turistë se sa vitin e kaluar në të njëjtën periudhë, rezultojnë edhe për turizmin malor, ndërsa si shkaktar, operatorët turistikë konsiderojnë kushtet e paqëndrueshme atmosferike gjatë fundit të Qershorit dhe Kampionatin Europian të futbollit.

Ndërsa edhe tek vendet e tjera është raportuar rënie e turistëve nga Kosova, përveç fudjavave.

Marketing