Në Maqedoni në afatin e parë të regjistrimit në fakultete është vërejtur se ka zbritje të numrit të studentëve, thonë profesorët. Si shkak kryesor për këtë mendohet të jetë papunësia, gamë të gjerë të fushave shkencore jashtë vendit dhe çasja deri tek literatura e re bazë, shkruan Radio Evropa e Lirë.
Viti akademik për studentët nëpër universitet e Maqedonisë fillon me 1 tetor, ndërsa akademikët ballafaqohen përsëri me problemet e hershme dhe ata kërkojnë të përmirësojnë pajisjet në fakulteteve dhe të përmirësohen kushtet e konvikteve të studentëve.
“Studentët thonë se nuk investohet në resurset dhe tregojnë se fakultetet nuk kanë qasje deri tek informacionet bazë relative. Por ajo çka shqetëson më shumë është se në Maqedoni numri i të regjistruarëve në afatin e parë është pothuajse për dy të tretën është më e vogël nga ajo çka ishte parashikuar, pa marë parasysh bëhet fjalë për universitetet shtetërore ose private”, tha profesoresha universitare Gordana Pop Simonova.