Bien në ujë pretendimet bullgare për diskriminim kundër pakicës së tyre

Pas diksitimeve të nxehta dhe të  gjata në Stazbur, komiteti i ministrave të këshillit të evropës në seancën e sotme miratoi rezolutën për pakicat kombëtare në RMV  me të cilën konfirmohet se nuk ekziston bazë ndaj  pretendimeve  të Bullgarisë për ekzistimin e diskriminimit sistematik ndaj pakicave në vend.

Marketing

Duke i hedhur poshtë  të gjitha amendamentet e Bullgarisë,komiteti i ministrave në tërësi pranoi argumentet dhe  qëndrimet e ministrise së jashtme, që në fjalorin diplomatik vlerësohet si fitore e madhe e diplomacisë së Maqedonisë.

Ajo që nxorri në pah peridhën e kaluar ishte qasja agresive e diplomacisë bullgare e cila ishte e angazhuar që të sigurojë adaptim të amendamentit të rezolutës ,që do të paraqiste bazë për aktivetetet e mëtejshme diplomatike tek vendet evropiane. Me refuzimin e të gjitha amendamenteve,Bullgaria përjetoi një debakël diplomatik ,me të cilin u përforëcua poziconi i RMV-së,si vend i ranguar lart në mbrojtjen e të drejtave të pakicave të komuniteteve.

Rezoluta e miratuar sot është përgatitur nga ekipi i ekspertëve të këshilit të Evropës ku periudhën e kaluar qëndroi në RMV për ti vërtetuar pohimet e Bullgarisë për ekzistimin e diskriminimit sistematik ndaj pakicave.