Bien rastet me COVID-19 në Kosovë

Vijon të jetë serioze situata e pandemisë Covid-19 në Kosovë. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike bën me dije se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 14 persona dhe janë konfirmuar të infektuar me koronavirus 259 qytetarë. Është shënuar një rënie e rasteve në krahasim me ditën e djeshme, ku u raportuan të infektuar me Covid 424 qytetarë.

Marketing

Ministria e Shëndetësisë bën me dije gjithashtu se betejën me Covid në orët e fundit e kanë fituar 870 qytetarë, duke e çuar në 137.452 numrin e përgjithshëm të të shëruarve. Nga ana tjetër mësohet se në total numri i rasteve aktive është 17.000.