Big Mama ka ndryshuar goxha viteve të fundit.
Intervenimi në lukth e reduktoi dukshëm peshën e saj duke bërë që këngëtarja e prezantuesja të mbyllë një herë e mirë kapitullin e obezitetit.
Por, Big Mama duket të ketë bërë një tjetër intervenim, të cilin e ka përmendur tash e një kohë ndër miq të saj.
Këngëtarja i është nënshtruar intervenimit kirurgjikal në hundë dhe kjo është vërejtur nga ndjekësit në dy fotot e fundit.
Mungesa në rrjete për gati tre javë është një tjetër dëshmi se përgjatë kësaj kohe, Bigi ka qenë duke u rikuperuar pas intervenimit i cili duket të ketë pasur sukses. Më poshtë, fotografitë që dëshmojnë operacionin.
![Image](https://aktuale.mk/wp-content/uploads/2019/05/auto_bigitos_60284976_551917405333949_569891219610450103_n-768x9601557561546.jpg)