Bilall Kasami dështon edhe me legalizimet, fajin e ka Teuta Arifi (VIDEO)

Kryetari i komunës së Tetovës Bilall Kasami sot nëpërmes një press konference përsëri ka atakuar udhëheqësin e kaluar të cilët sipas tij edhe pse qytetarët i kanë pasur gati legalizimet ata janë mbajtur në sirtarë Kasami edhe pas më shumë se një viti akoma merret me paraardhësen e tij nga e cila ka kopjuar shumë veprime ndërsa kësaj radhe shfaq edhe dyshime tjera korruptive të Teuta Arifit.

Marketing

Sipas Kasamit të gjitha lëndët të cilat kanë mungesë të dokumentacionit do të vendosen në ueb faqen e Komunës së Tetovës, ku do të mund t’i rishikojnë përmes numrit të lëndës dhe dokumentet e nevojshme t’i kompletojnë deri në afatin e paraparë me ligjin për legalizim.

“Me ardhjen tonë në krye të komunës së Tetovës, detektuam problemet e mëdhaja në urbanizëm nga ku u detyruam që menjëherë të inicojmë formimin e komisionit dhe bëmë thirrje që të na bashkangjiten persona profesionistë të sferës adekuate, nga ku arritëm të krijojmë një grup prej 14 anëtarësh, i cili nga muaji janar pandërprerë kanë punuar dhe kanë arritur që të procesojnë mbi 3500 lëndë të ngelura që nga viti 2011.
FALË PUNË SË PALODHUR TË GRUPIT TË KOMISIONIT NE ARRITËM QË:
– Të përfundunduara me Aktvendime për miratim të legalizimeve janë gjithsejt 159 lëndë.
-338 lëndë janë për në procesim në Këshillin e Komunës së Tetovës për shkak të mos pajtueshmërisë të destinimit të objektit me tokën dhe njëherit paraqesin pengesë për interesin publik (trotuar, rrugë, hapësirë gjelbëruese)
-97 lëndë janë të refuzuara për shkak të mos përputhshmërisë ligjore dhe dokumentacionit të lëndës.
-344 lëndë janë për pagesë, ku ftohen qytetarët që të realizojnë pagesën e paraparë me ligjin për legalizim dhe të mund të vazhdohet më tej procesi i legalizimit të objekteve të tyre.
-417 lëndë janë për terren, ku shumica e lëndëve janë të trashëguara dhe ne kemi formuar disa komisione të terrenit të cilët në vazhdimësi kryejnë kontrollet e tyre që të mund të bëhet krahasimi dhe përputhshmëria e vizualizimit të objekteve me kërkesat e tyre ndërsa,
-2152 lëndë kanë mungesë të dokumentacionit, ku për secilën prej këtyre kemi përgatitur përfundim për ndërpreje të procedurës, ku në mënyrë automatike secila palë do të jetë e informuar për mungesën e dokumentacionit, lënda do të vazhdojë kur do të kompletohet dokumentacioni i nevojshëm nga pala, ndërsa këto lëndë do të jenë gjithashtu të publikua edhe në webfaqen e komunës që personat që kanë aplikuar, të mund të informohen për dokumentet që duhet të kompletojnë.
AJO QË VËRTETË ËSHTË ABSURDE DHE KËRKON PËRGJIGJE NGA UDHËHEQËSIA E KALUAR, ËSHTË SE: 67 AKTVENDIME TË PLOTËFUQISHME TË PËRFUNDURA SHUMË MË HERËT, JANË MBAJTUR NËPËR SIRTARË DHE NUK U JANË DORËZUAR QYTETARËVE!!!!!.” tha Kasami

https://www.facebook.com/watch/?v=644899159835622