Bilall Kasami i bie pishman për bllokadën: Nuk do hyjmë me kërkesë për zgjedhje që të krijojmë probleme për shtetin dhe qytetarët

Kreu i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami në një intervistë për REL tha se: ”Ne nuk do të hyjmë me kërkesë për zgjedhje që të krijojmë probleme shtesë për shtetin dhe qytetarët. Por njëkohësisht kërkesa jonë nga partnerët ndërkombëtarë është se duhet të kemi mekanizma shtesë për kontroll të Qeverisë. Nëse merremi vesh që në situatën që ndodhet Ballkani për shkak të luftës në Ukrauinë nuk është koha që të organizohen zgjedhje të parakohëshme, atëherë duhet të merremi vesh që të sigurohen ato mekanizma shtesë që të mbrohemi nga korrupsioni i nivelit të lartë.

Marketing

Edhe pse kemi komunikim të rregullt, nuk kemi ndonjë marrëveshje për hapat e mëtejshme si të koordinohemi në pjesën e presionit të zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare.

Sa i përket bashkëpunimit formal për zgjedhjet e ardhshme, përvoja në pjesën e bashkëpunimit parazgjedhorë me LSDM-në na len në një pozicion që të mendojmë dy here për hapin e rradhës për një veprim të tillë. Në një situatë kur nuk kemi asnjë garanci për atë që do të merremi vesh, pasi atë për të cilën u morrëm vesh para zgjedhjeve aspak nuk u realizua kur ishim pjesë e pushtetit, prandaj dolëm dhe prandaj më shumë do të mbështetemi në kapacitetet tona partiake, deklaroi kryetari i BESES, Bilall Kasami.