Bilall Kasami ka një selam për “Frontin Europian”

Po, është e vërtetë se ju nuk jeni subjekt shqiptar, sepse jeni subjekt multietnik. Votën shqiptare ju e tradhtoni, sepse e çoni tek deputetët e etnive të tjera.
Por ky nuk është problemi më i madh i juaji, problemi juaj kryesor është se jeni bërë milionerë duke vjedhur pa investuar asgjë për këtë popull.
Edhe po të dua t’ju shaj, unë nuk e shaj dot Aliun aq rëndë sa Menduhi e Ziadini. As Menduhin s’e shaj dot aq poshtër sa e ka sharë Aliu e Ziadini. As Ziadinin nuk e shaj dot aq fëlliqur sa e ka sharë Menduhi e Aliu. Jo o paterica të BDI-së, unë as nuk shaj, as nuk dhunoj, por unë si kryetar i Tetovës që e fitova kur ju e kishit lënë me zero investime, ju them me plot bindje. Vota e shqiptarëve nuk është votë për hajdutët, Vota për hajdutët nuk llogaritet dot si shqiptare. Ju këtë e dini mirë. Kjo ju djeg. Jeni të vetëdjegur.  https://www.facebook.com/share/p/qZCt1xo19mLR3Wfk/?mibextid=oFDknk
Marketing