Bilall Kasami kërkon “20 mandate deputetësh” nga shqiptarët

Lideri i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami në ClickPlus ka kërkuar nga shqiptarët që t’u japin votën për të siguruar 20 mandate deputetësh, kjo në emër të Lidhjes Europiane për Ndryshim.

Marketing

Sipas tij, kjo do t’u mundësonte shqiptarëve që të mos e keni hallin e integrimit europian dhe të të drejtave kolektive.

“Nëse VMRO kërkon 60 mandate, ne ju themi shqiptarëve na jepni 20 mandate plus dhe mos e keni hallin e integrimit europian dhe as të të drejtave kolektive”, tha Kasami.