Bilall Kasami takon deputetët shqiptar

Kryetari i Lëvizjes BESA, Prof. Dr. Bilall Kasami i shoqëruar nga sekretari
gjeneral Abdush Demiri, nënkryetarja Besa Kadriu, deputeti Fadil Zendeli
dhe anëtari i kryesisë qendrore Besar Durmishi, pritën në takim Komisionin
për Çështje Evropiane pranë kuvendit të Republikës së Shqipërisë të
përbërë nga:
1. Znj.Jorida Tabaku – Kryetare
2. Z.Lavdrim Krrashi- Anëtar
3. Z.Ornaldo Rakipi – Anëtar
4. Znj.Flutura Açka – Anëtare
5. Z.Kreshnik Çollaku – Anëtar
Në takim u bisedua rreth situatës aktuale politike në vend dhe rajon, me
theks të veçantë përshpejtimi i rrugëtimit të të dy vendeve tona drejt
Bashkimit Europian, si dy shtete me orientim perëndimor dhe me qëllim
integrimin në strukturat euroatlantike.
Të dy palët ranë dakord mbi thellimin e bashkëpunimit ndërparlamentar
dhe ndërinstitucional mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe
Shqipërisë.
Lëvizja BESA

Marketing