Bilall Kasami viziton fshatrat e komunës së Tearcës

Sot, Bilall Kasami takoi banorët në fshatin Nerasht të Komunës së Tearcës. Pas namazit të xhumasë u takuan të gjithë bashkë për një kafe ku u festua fitorja e madhe e 24 prillit si dhe arritja e fitores që do të vijë me 8 maj. Takimi vazhdoi dhe në fshatin Odër, Dobrosht, Gllogjë, Përshefcë dhe Tearcë, ku u prit me një entuziazëm të jashtëzakonshëm. Banorët e fshatrave të Komunës së Tearcës më së shumti e kanë plagën e kurbetit, andaj dhe Kasami premtoi se obligimi kryesorë i koalicionit VLEN, pas hyrjes në qeveri, do të jetë arritja e ndryshimeve të mëdha ndër të cilat është dhe ndalimi i këtij fenomeni siç është ikja e të rinjve shqiptarë.

Marketing

Ai në deklaratën e tij për media shtoi se:
“Banorët e fshatit Tearcë gjithmonë kanë ditur ta bëjnë ndryshimin edhe në këtë rast, në zgjedhjet presidenciale dhe përkundër presioneve, shantazheve, kërcnimeve, tentimit për blerje të votove, ata e refuzuan gjithë këtë dhe votuan për ndryshim dhe prandaj me 8 maj ne do të punojmë bashkë me ta që ta sjellim ndryshimin dhe sigurisht me 9 maj kur është dhe simbolika e ditës së evropës, ne festojmë bashkë do të festojmë që Maqedonia e Veriut përfundimisht të jetë një vend evropian”.