Bilalli: Korrupcionin duhet luftuar edhe me mentalitet

Ligji për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesit është kthyer në Kuvend me flamur evropian.
Miratimi i tij në kuvend dhe formimi i komisionit që lufton këtë dukuri është shumë i rëndësishëm vlerëson profesoresha universitare Arta Bilalli por sipas saj lufta kundër korrupsionit nuk duhet të ngelet vetëm në duart e tyre.

Marketing

“Çështja e luftimit të korrupsionit nuk duhet lënë vetëm në duart dhe fatin e anëtarëve të komisionit kushdo qofshin ata. Luftimi i korrupcionit po ashtu nuk është vetëm punë e ligjit. Në kohën e aferave të mëdha korruptive që janë të njohura për opinionin ligj ka pasur por i njëjti nuk ka funksionuar. Në këtë drejtim mendoj se nëse mentaliteti i individëve i shërben korrupsionit nuk ka ligj që mund ta luftojë atë”, u shpreh profesoresha universitare Arta Bilalli.

Përfitimet nga kjo dukuri janë individuale dhe afat shkurtra ndërsa lufta kundër saj është në shërbim të plotë të shoqërisë thotë Bilalli.

“Korrupsionin duhet ta luftojë çdo individ në shoqëri dhe duhet të kuptojmë se në afat të shkurtër me anë të tij ne mund të përfitojmë diçka apo qeveritarë të ndryshëm dhe individ të ndryshëm që… se korrupsioni është i dyanshëm nuk është i njëanshëm mund të përfitojnë diçka por në afat të gjatë ai është jashtëzakonisht i dëmshëm për shoqërinë apo për komunitetin dhe pamundëson që të përmirësohen apo avancohen kushtet e jetës për gjeneratat e ardhshme”, theksoi Bilalli.

Ligji për parandalimin e korrupsionit pritet të kalojë me procedurë të përshpejtuar.

Siç njoftoi qeveria Ligji është kthyer në Kuvend me flamur evropian për arsye se tash më është dhënë mendim pozitiv nga Bashkimi Evropian për propozim ligjin në fjalë.