Bilalli më në fund arrin në Shipkovicë, rruga ende e bllokuar (FOTO)

Rruga në Shipkovicë vazhdon të mbetet e bllokuar. Bilall Kasami më në fund arrin në rrugën e Shipkovicës dhe Brodecit. Ai thotë se punonjësit e NPK-së dhe Njësitit të Zjarrfikësve kanë reaguar për tu ofruar qarkullim të lirë qytetarëve

Marketing

“Pas rreshjeve të mëdha të shiut dhe motit të përkeqësuar në vendin tonë, shumë rrugë në Malësinë e Sharrit u bllokuan. Intervenimi jonë ka qenë i menjëhershëm ku punonjësit e NPK-së dhe Njësitit të Zjarrfikësve kanë reaguar për tu ofruar qarkullim të lirë qytetarëve. Rruga Shipkovicë-Brodec, tek ura e re momentalisht është duke u punuar me intezitet të lartë për tu pastruar nga rëshqitjet e dheut.
Fatkeqësisht ura e re e cila u lëshua në përdorim nga udhëheqësia e kaluar duke mos përmbushur asnjë kriter, nuk ka arritur tu bëj ballë rreshjeve të shiut!
Edhe nëpër rrugët e qytetit kemi arritur në kohë të ofrojmë lëvizje të lirë për qytetarët, duke pasur parasysh intezitetin e rreshjeve të shiut dhe vështirësive me të cilat jemi perballur!
Kujdesemi për qytetarët tanë!” ka shkruar Kasami në FB./TS/

Marketing